Transmetuar më 28-10-2022, 13:50

Kosovë- Lot dhe besë në Podujevë. Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur dy ditë më parë në Podujevë.

Kjo ngjarje pothuaj futi në hasmëri dy familje shqiptare të Kosovës.

Viktimë mbeti 30-vjeçari Adnan Halimi i cili, teksa udhëtonte me biçikletë, u përplas me makinë nga fqinji dhe njëkohësisht miku i tij, djali i familjes Musa.

Faniljet e djemve kanë ngushëlluar njëra-tjetrën dhe kanë shpërthyer në lot e përqafime pas ceremonisë së varrimit.

Familja Halimi i ka falur gjakun familjes Musa në ceremoninë e varrimit të djalit të tyre.

Klikoni këtu për të parë videon.