Transmetuar më 26-10-2022, 12:31

Mostrat e “Chang’e-5” hedhin dritë të re mbi formimin e sipërfaqes së Hënës

Një ekip kinez ka zbuluar se karakteristikat spektrore të mostrave të dheut hënor të sjella nga misioni “Chang’e-5” i Kinës janë përfaqësuese të piroksenit me përmbajtje të lartë kalciumi e të pasura me hekur e jo të olivinës, sipas Observatorëve Astronomikë Kombëtarë (NAOC) të Akademisë së Shkencave të Kinës.

"Shembujt e dheut të anës së përparme të Hënës që analizuam, dolën që ishin kryesisht piroksen," tha Li Chunlai, një kërkues nga NAOC që udhëheq ekipin.

"Kjo ishte befasi për ne, sepse studimet e mëparshme të bazuara në gjurmimin së largësi treguan një sasi të lartë olivine, një tjetër përbërës mineral vulkanik i zakonshëm në kategorinë e bazaltit."

Studimet e mëparshme ishin mbështetur në të dhënat e mbledhura nga teleskopët me bazë në Tokë dhe orbituesit e Hënës, sipas NAOC.

Li dhe ekipi i tij analizuan tre mostra dheu duke përdorur teknika spektroskopike dhe zbuluan se forma e përgjithshme spektrore e mostrave ishte "në thelb e qëndrueshme."

Rezultati tjetër i difraksionit të rrezeve X tregoi se mostrat ishin përbërë kryesisht nga pirokseni, jo nga olivina.

Përbërja kryesore e piroksenit në mostrat e “Çang’e-5” është "relativisht e pasur me hekur dhe kalcium," sipas studimit që u botua në “Nature Communications” më 10 tetor 2022.

Analiza e mëtejshme nga ekipi kërkimor zbuloi se bazaltet hënore të fazës së vonë kanë karakteristika të ngjashme spektrore e përbërëse me zonën e zbritjes së sondës hënore “Chang’e-5”.

Kjo sugjeron se ato “mund të përgjithësohen për të gjithë bazat bazaltet hënore të fazës së vonë," të cilat duhet të mbizotërohen nga pirokseni me përmbajtje të lartë kalciumi dhe i pasur me hekur.

Li tha se studimi ka rëndësi të madhe për thellimin e kuptimit të evolucionit termik të Hënës, veçanërisht të vullkanizmit të ri hënor. /noa.al