Transmetuar më 22-10-2022, 18:07

Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kosovë.

Bëhet me dije nga mediat vendase se një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ndër të tjera nga njoftimi zyrtar mësohet se fëmija ka vdekur në shtëpi.

Ndërkohë që sipas autoriteteve vdekja e të miturit po cilësohet si vdekje e dyshimtë nga policia, pasi ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Trupi është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për autopsi me vendim të prokurorit.

“Rr. Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.