Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të situatës së Covid-19, bën me dije se në 24 orët e fundit nga 631 testime, janë rezultuar pozitiv me virus 28 qytetarë.
Ndërkohë 20 pacientë janë negativizuar, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 631 testime, 28 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 631 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër.
Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 28 Të shëruar në 24 orë 20 Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 631
Testime totale 1,991,647 Raste pozitive 331,555 Raste të shëruara 327,724 Raste Aktive 239 Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 179 Fier 15 Vlorë 10 Berat 8 Gjirokastër 6
Shkodër 5 Elbasan 5 Durrës 8 Dibër 3