Transmetuar më 18-10-2022, 11:48

Kosovë- Del ekspertiza e eshtrave të gjetura në Novobërdë. Aoto disa javë më parë janë të Bedri Rexhepit, biznesmenit nga Ferizaj, i zhdukur prej më shumë se një viti.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ngritur akuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasje të rëndë në bashkëpunim. Sipas prokurorit Armend Hamiti ai është vrarë për motive të dobta.

“Kam arritur të vërtetoj dhe kam ngrit aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprave vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtimi i kufomave. Motivi i kryerjes së këtyre veprave është i ulët. Sipas hetimit tonë, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, për 30 mijë euro”, tha prokurori.

Bedri Rexhepi ishte zhdukur në prill të vitit të kaluar, një ditë më pas makina e tij ishte gjetur në Janjevë të Lipjanit. Ditën kur Rexhepi është zhdukur kishte shkuar të takohet me një mikun e tij për të shitur një makinë.