Transmetuar më 17-10-2022, 23:34

Kosovë- Gjatë një lidhje direkte, deputeti i “Guxo”, Burim Meta, është penguar nga disa qenë endacakë.

Ndërsa po fliste, Meta është penguar nga dy qenë që ishin afër.

Më pas, në video shihet që Meta mundohet t’i largojë, por ata i qëndrojnë shumë afër.

Pas një kohe, qentë u larguan, ndërsa Meta nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Pa rreziqe, ishte një e papritur”, tha në fund Meta.