Transmetuar më 13-10-2022, 23:34

Tiranë- Ish Kryeministri Sali Berisha ka hapur llogari në Tik-Tok.

Pas iu bashkua rrjetit social Berisha i ka hapur sot një sfidë, kryeministrit Edi Rama, sa i përket popullaritetit në këtë hapësirë virtuale.

Berisha tha se Rama ka shumë postime, megjithatë sipas sondazheve njerëzit kanë më shumë interes për të. Po ashtu, ai theksoi se Rama ka një “ushtri” prej 30-40 personash që e ndihmojnë me postime, ndërkohë që ai i përgatit vetë materialet.

“Tik Tok-u ka arritur në 216 mijë shikues. Unë dal me dy herë interes më shumë në këto gjëra. Ai ka një aparat prej 30-40 vetash. Unë materialet i bëj vetë. Vetëm postimin e bëjnë të tjerë”, deklaroi Berisha.