Transmetuar më 11-10-2022, 22:40

NASA konfirmon se realizimi i misionit DART ndryshoi lëvizjen e asteroidit në hapësirë

SHBA – Agjencia Hapësinore NASA ka deklaruar vetëm sot, 2 javë pasi ndodhi, se anija kozmike që u përplas me asteroidin më 26 shtator, kishte për qëllim devijimin e trajektores për të shmangur përplasjen me Tokën. Kjo është hera e parë që njerëzimi bën një gjë të tillë, deri dje kjo ishte parë vetëm nëpër filma.

Drejtori i agjencisë hapësinore amerikane, Bill Nelson tha se misioni u krye me sukses dhe nxori mësime për NASA se si planeti Tokë mund të mbrohet nga një kërcënim i mundshëm në të ardhmen, duke devijuar asteroidët nga kursi i tyre.

"Analiza e të dhënave të marra gjatë dy javëve të fundit nga ekipi hetimor i Testit të Ridrejtimit të Asteroidit të Dyfishtë (DART) të NASA-s tregon se ndikimi kinetik i anijes kozmike me asteroidin e saj të synuar, Dimorphos, ndryshoi me sukses orbitën e asteroidit. Kjo shënon herën e parë të njerëzimit që ndryshon qëllimisht lëvizjen e një objekti qiellor dhe demonstrimin e parë në shkallë të plotë të teknologjisë së devijimit të asteroidit", tha Nelson.

Nga vëzhgimet e teleskopit, të paraqitura nga NASA në konferencën për shtyp, duket se "misioni vetëvrasës" i anijes kozmike DART, më 26 shtator 2022, përmbushi qëllimin e tij kryesor: ndryshimin e rrugës së asteroidit përmes energjisë kinetike.

“Ky mision tregoi se NASA përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na hedh Universi. Ne jemi mbrojtës seriozë të planetit,”- tha Bill Nelson.

“Të gjithë ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur planetin tonë. Në fund të fundit, është i vetmi që kemi”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

“Ky mision tregon se NASA po përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na hedh universi. NASA ka dëshmuar se jemi seriozë si mbrojtës të planetit. Ky është një moment vendimtar për mbrojtjen planetare dhe gjithë njerëzimin, duke demonstruar përkushtim nga ekipi i jashtëzakonshëm i NASA-s dhe partnerët nga e gjithë bota.”

"Misione si DART mund të përdoren në të ardhmen për të ndihmuar në mbrojtjen e Tokës nga një përplasje me një asteroid, nëse ndonjëherë zbulojmë se një i tillë është në rrugën tonë.”

Anija kozmike DART u përplas qëllimisht në asteroidin Dimorphos, satelit i një asteroidi më të madh të quajtur Gemini. Sipas Bill Nelson, kjo ndryshoi me 32 minuta orbitën e Dimorph. E gjitha u zhvillua në një distancë prej rreth 11 milionë kilometrash larg nga Toka.

As Dimorphos dhe as Didymos nuk përbëjnë ndonjë rrezik për Tokën para ose pas përplasjes së kontrolluar të DART me Dimorphos. /noa.al