Transmetuar më 05-10-2022, 20:38

Ekspertit i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar së fundmi se në Shqipëri grupet kriminale kanë futur në përdorim armët 3D.

Gjatë një emisioni televiziv ai tha se të rinjtë shqiptarë po i prodhojnë këto armë përmes printerave të cilat nuk kanë kosto të madhe.

Ai shtoi se të rinjtë që janë pjesë e grupeve kriminale stërviten në poligone.

Grupet kriminale në vend kanë futur armët 3D, dyshojmë se kanë prodhuar armë në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë po i prodhojnë këto armë përmes printerave. Printerat janë pajisje jo shumë të mëdhaja. Në lidhje me armët 3 D, është ndërtuar një strategji që është futur edhe tek ministria e Brendshme. Kostoja e një arme, që do ta krijosh në 3D, është kompotetive. Mund të themi se janë të një kuote të mesme. Një tjetër detaj është se të rinjtë e përfshirë në grupe kriminale po shkojnë të stërviten në poligone.