Transmetuar më 02-10-2022, 11:09

KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos në orët e para te mëngjesit ku persona të armatosur grabiten me dhunë një banesë.

Mësohet se është grabitur shtëpia e Përparim Lleshit. 5 grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës për mediat.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.