Transmetuar më 02-10-2022, 09:13

Greqi- Kreta vazhdon të goditet nga ‘stuhi’ tërmetesh.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit në ishull.

Tërmeti ishte me epiqendër në një zonë detare 74 km në jug të ishullit Chrysi në Lasithi, Kretë.

Tërmeti ka ndodhur në orën 7:04 të mëngjesit të së dielës dhe ka pasur një thellësi fokale prej 8.1 km.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Lasith dhe në zonat jugore të Heraklionit teksa ka shkaktuar panik tek banorët.

Ndërkohë që paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale.