Transmetuar më 01-10-2022, 18:16

KLOS- Gomari sulmon një grua dhe i shkakton plagë të rënda në trup.

Kafsha i është sulur gruas duke e kafshuar si i tërbuar gruan në pjesë të ndryshme të trupit.

Rasti ndodhi në Klos.

Gruaja rreth 50 vjeçe është dërguar me ambulancë në spitalin e Burrelit, por mjekët nga aty e kanë nisur për një trajtim më të specializuar drejt Tiranës për në spitalin e Traumës.

Banorë të zonës tregojnë se gomari i ka kafshuar jo vetëm fytyrën, por edhe krahët, duke i lënë plagë në të gjithë trupin e duke e gjakosur.