Transmetuar më 01-10-2022, 15:10

Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës, prodhuesja e "C919", mori të enjten "Certifikatën e tipit" për këtë avion nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Plani i prodhimit të "C919" u miratua në vitin 2007 dhe fluturimi i tij i parë u krye në vitin 2017.

Ky është avioni i parë kinez i prodhuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të besueshmërisë ajrore dhe me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale.

Avioni i parë "C919" pritet të dorëzohet brenda fundit të këtij viti.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vlerësoi arritjet e bëra gjatë studimit dhe projektimit të avionit të madh të udhëtarëve C919 dhe bëri thirrje për më shumë përparime lidhur me prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë në Kinë.