Transmetuar më 01-10-2022, 13:37

Ish-futbollisti i Manchester City dhe kombëtares argjentinase, Pablo Zabaleta, ka folur për ESPN, duke krahasuar edhe Messin me Maradonën. Në këtë mënyrë ai vendosi se kush ishte i preferuari i tij:

“Futbolli ishte ndryshe në vitet 80 apo 90. Për mua, Messi është pak më i mirë se Maradona. Nuk e kam problem të pyes babain tim dhe ai të thotë Maradona.

Mund të ndikohem ngaqë e kam parë Messin të luajë ose kam qenë mik i tij apo disa aspekte të tjera, por dua të bazohem te faktet. Messi ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për një periudhë 15-vjeçare tashmë, të cilat po i përsërit edhe 35 vjeç. Është fantastik”.

Megjithatë, ai që ka luajtur në majat e Premier League ka pasur edhe lëvdata edhe për "Dorën e Zotit": “Maradona ishte një gjeni, kam parë mjaft klipe të tij të shumë vite më parë, por Messi në 15 vitet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm".

Zabaleta dhe Messi kanë ndarë dhomën e zhveshjes së Albiceleste nga viti 2005 deri më 2016, kur anësori doli në "pension". Më shumë se 50 ndeshje kanë luajtur së bashku, teksa Pablo ka mundur të jetë dëshmitar i cilësisë së patëmetë të yllit nga Rosario. Megjithatë, në më shumë se 10 vite që kanë luajtur bashkë, nuk kanë arritur të ngrenë asnjë trofe.