Transmetuar më 01-10-2022, 12:44
LIBRAZHD- Trajleri rrëshqet dhe bllokon rrugën në aksin Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ‘Kthesave të Murrashit’, një vend mjaft problematik dhe ku janë regjistruar aksidente të shumta. Nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Si pasojë e rrëshqitjes është bllokuar trafiku në dy anët e rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka normalizuar trafikun.