Transmetuar më 01-10-2022, 11:46

Java e Modës në Paris duket se ka sjellë harmoni në familjen e Victoria Beckham. Ish-këngëtarja e “Spice Girls”, bashkëshortja e legjendës së futbollit anglez, është parë e emocionuar.

Shkaku? Sepse ka parë djalin e saj Brooklyn me gruan e tij Nicola Peltz në rreshtin e parë në këtë event. Kujtojmë se me nusen e re, marrëdhëniet e Victoria ishin ftohur kohët e fundit.

Brooklyn Beckham, Nicola Peltz Beckham, Romeo Beckham, Edward Enninful, Harper Beckham, David Beckham and Anna Wintour at the Victoria Beckham show.

Pas zërave për një shkëputje totale mes të treve, gjesti i papritur sigurisht që ka emocionuar dhe heshtur thashethemet.

Disa burime thanë për “Mirror” se pas shfaqjes kishte edhe një përqafim mes gruas së David Beckham dhe Nicola, duke u pajtuar të paktën në sytë e kamerave dhe fotografëve.

harper-beckham-dress-pfw

Po pse kishte pak urrejtje mes Victoria dhe së resë? Duket se origjina e ftohjes së vjehrrës me nusen e djalit ka qenë zgjedhja e Peltz për të veshur një fustan “Valentino” gjatë dasmën e saj, në vend që të zgjedhë një të markës së ish-këngëtares.

Duket se marka “Posh” nuk e ka përfunduar në kohë punën e planifikuar (vellon), ndaj Peltz ka bërë një zgjedhje tjetër. Sidoqoftë, tani duket se paqja mes vjehrrës dhe nuses është rikthyer.

vb-black-dress-pfw

Përballja – David Beckham thuhet se u përball me Brooklyn dhe diskutuan për ftohjen mes Victoria dhe Nicola Peltz. “Unë nuk mendoj se David e ka humbur ndonjëherë durimin me Brooklyn, as ka pasur arsye për të folur ashpër me të, por diçka ka ndodhur, – tha një burim për "Daily Mail". – Ai i tha djalit: Ti e di që ne nuk e bëjmë diçka të tillë në familjen tonë”.

Në fund, mësohet se David i tha Brooklyn-it: “Çfarë do të ndodhë më pas varet nga ju, por ne e kemi mbyllur këtë histori”. Sipas medias, David u mërzit nga komentet e bëra nga Peltz dhe Brooklyn në një intervistë për kopertinën e vjeshtës 2022 të "Grazia US: Victoria Beckham Gets Brooklyn & Nicola's Support at Paris Fashion Show Amid Family Feud Rumors (Photos): Photo 4830189 | Brooklyn Beckham, Celebrity Babies, Cruz Beckham, David Beckham, Harper Beckham, Nicola Peltz, Romeo

“Për të qenë i sinqertë, gruaja është padyshim prioriteti im i parë dhe nuk dua ta shoh kurrë të mërzitur. Kur njerëzit thonë gjëra qesharake, ne thjesht flasim për to dhe vazhdojmë përpara. Ne e kemi 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit dhe thjesht vazhdojmë së bashku”.

Victoria Beckham bursts into tears during her emotional fashion show in Paris