Transmetuar më 01-10-2022, 09:38

TIRANË- Shpërthim me triol në Kamëz. Policia informon se lënda plasëse është vendosur në derën e një magazine e cila mban vegla muzikore.

Ambienti i marrë me qira nga personi me inicialet B.L, nuk është dëmtuar mirëpo dëme ka pësuar qepeni i mbylljes së derës së këtij ambienti.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.