Transmetuar më 01-10-2022, 09:01

Britania e Madhe- Një aksident brenda dhomës i ka kushtuar jetën. Një 21-vjeçare ka vdekur në hotelin “Adelphi” të Liverpool-it pasi u shtyp nga një dollap rrobash kur u zgjua në mes të natës dhe e ngatërroi atë me derën e tualetit.

Chloe Haynes, 21 vjeç, u gjet e vdekur në hotelin e njohur në qendër të qytetit në orën 6:37 të mëngjesit më 10 shtator. Nëna e saj Nicola Williams, 49 vjeç, thotë se dollapi i ra nga muri dhe e shtypi pasi ajo u ngrit nga shtrati e përgjumur.

Chloe u largua nga Pwllheli rreth orës 19:40 dhe ata shkuan në “Adelphi”. Në mesnatë, ajo kishte pirë, ishte pak e dehur dhe shoqja e saj e kishte çuar përsëri në hotel për të fjetur. Por kur ajo është ngritur nga shtrati, duke mos ditur se ku është, ka hapur derën e dollapit duke menduar se është tualeti ose dera për të dalë nga dhoma. Ishte një dollap i madh i vjetër, i rëndë. Ky dollap i ka rënë sipër dhe e ka shtypur.