Transmetuar më 01-10-2022, 07:41

TIRANË – Zhvillohen sot zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Votimi do të jetë në orën 08:00 dhe do të jetë në orën 18:00. Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë sipas degëve të partisë.

‘Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcat politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe ju uron sukses në garën e nesërme! ‘- njoftohet nga FRPD në ‘Facebook’.

Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi janë në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.