Transmetuar më 01-10-2022, 07:27

Pas pushimit për kombëtaret, kampionati i Interit do të rifillojë nga ndeshja e nesërme në mbrëmje ndaj Romës së Mourinhos. Simone Inzaghi do të duhet të bëjë pa Brozovic dhe Lukaku, ende jo në maksimumin e tyre, por do të jetë në gjendje të llogarisë Calhanoglu. Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj verdhekuqve.

E rifilloni kampionatin me një ndeshje të vështirë…

Po, do të jetë një ndeshje shumë kërkuese kundër Romës, e përbërë nga duele. Roma është skuadër e fortë me trajner të madh, ndaj duhet të përgatitemi mirë. Dje, ditën e parë, i pashë djemtë pas disfatës në Udine.

A mund të ketë shërbyer për mirë ky “pushim” për ekipin?

Ne do ta dimë këtë nesër pas ndeshjes. E dimë që humbja në Udine erdhi për shkakun tonë, ishim nën standardin tonë, dy gola për shkak të pakujdesisë sonë. Kemi bërë përpjekjet tona për t’u korigjuar, duhet të bëjmë më shumë.

Asllani duket gati, kur do ta shohim sërish Lukakun?

Për Lukakun ka pasur një ngadalësim të rikuperimit. Nuk duhet të nxitojmë, sepse po flasim për një lojtar të rëndësishëm. Do të duhet pak kohë. Asllani u zgjodh nga unë dhe nga klubi. Ai po bën mirë, nesër sigurisht që do ta fillojë titullar. Unë kam Asllanin, Mkhitaryan, Barella dhe Calhanoglu, tre do të luajnë. Përveç Brozovic, edhe Gagliardini nuk është stërvitur. Të shohim nëse do të jetë në pankinë.

A prisni ndryshim ritmi në ndeshjet kokë më kokë nga nesër?

Ne duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë. Me Milanin dhe Lazion duhej dhe mund të kishim bërë më mirë, nesër kemi një tjetër ndeshje të drejtpërdrejtë kundër një ekipi të fortë. Do të përpiqemi ta marrim fitoren në shtëpi.

A është e rëndësishme të ndjeni besimin e klubit?

Sigurisht, klubi është gjithmonë aty për të mbështetur në çdo kohë. Janë aty ku unë stërvis, rrisin të ardhurat, përgjysmojnë humbjet dhe shtojnë trofetë. Ne po punojmë, kam pasur shumë lojtarë larg, por që nga dje analiza e Udines ka qenë e kthjellët. Tani duhet të flasim në fushë.

Pse situatat negative përsëriten?

Ne duhet të bëjmë më shumë, paguajmë shpërqendrimin më të vogël. Ne po bëjmë rrugën tonë në Ligën e Kampionëve, jemi disa pikë prapa në Serie A. Skuadra është e pjekur dhe e di se mund të bëjë më shumë.

A ndiheni në rrezik?

Gjithmonë, ne jemi gjithmonë në rrezik. Duhet të marrim shumë vendime, kemi lënë disa pikë rrugës, po mundohemi të punojmë më shumë dhe më mirë. Jam shumë shumë i qetë, punoj çdo ditë me stafin dhe lojtarët.

Gosens dëshiron të luajë vazhdimisht…

Robin është mirë. Jam i lumtur që ka gjetur sërish kombëtaren, e ka merituar me paraqitjet e tij në Champions League. Në të majtë kam Gosens, Dimarco apo Darmian. Pas stërvitjes së sotme do të zgjedh titullarin.

Ngjashmëri të përjetuara me Lazion…

Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Lotiton, e njëjta gjë me Zhang, që është gjithmonë prezent. Presidentët numërojnë trofetë. Për fat kam fituar gjithmonë trofe, si edicionin e kaluar. Shpresojmë të rikuperojmë hendekun në renditje. Me punë do të mund t’ia dalim.

Çfarë prisni nga Roma?

Një ekip të fortë, fizik, që së bashku me Interin dhe Milanin është i vetmi që fitoi diçka sezonin e kaluar. Është përmirësuar, ka shtuar lojtarë të rëndësishëm. Tani duhet të tregohet në fushë se kush është më i gatshëm për këtë përballje.