Transmetuar më 30-09-2022, 19:51

Tiranë- Me kë e kishte Arjan Çani në studion e emisionit të Ylli Rakipit? Moderatori i ‘Zonë e lirë’ ka shpërthyer në fjalor provokues por pa përmendur emra të veçantë.

E gjitha ka ndodhur në studion e emisionit “Të paekspozuarit”.

Biseda:

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin.

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë.

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën.

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista.

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.