Transmetuar më 30-09-2022, 19:06

GREQI- Ishin duke bërë seks në arë, gruaja i ngul thikën burrit.

Një biznesmen identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Sparta ka denoncuar partneren e tij se e ka sulmuar me thikë gjatë momentit kur çifti po kryenin marrëdhënie intime.

50-vjeçari kishte shkuar në pronën e partneres së tij për ta ndihmuar me punën bujqësore. Më pas çifti ka pasur një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin dhe në këtë moment ka nisur dhe një sherr mes tyre i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike.

Sipas mediave greke gruaja e ka goditur me thikë poshtë zemrës. Në përpjekje për t’u mbrojtur ai kapi dorën e partnerës ku mbante thikën duke u dëmtuar në disa tendina që i shkaktuan dhe hemoragji.

Ai më pas i ka kërkuar ndihmë partnerës së tij dhe i është lutur asaj që ta dërgojë në spital. Ajo është bindur dhe e ka dërguar në spital ku mori dhe ndihmën e parë.

43-vjeçarja është arrestuar nga Polica për vrasje të mbetur në tentativë. Ajo ka thënë para uniformave Blu se nuk kishte qëllim ta vriste por sipas saj shërri agravoi dhe nuk e ka kontrolluar dot veten. Ndërkohë 50-vjeçari ka thënë se nuk kishin pasur konflikte të mëparshme dhe se sherri mes tyre nisi për diçka banale.