Transmetuar më 30-09-2022, 18:30

SHKODËR- Policisëa e Shkodrës kanë nxjerrë në mes të rrugës mjetin tip "Audi A3", të bërë shoshë nga plumba. Nuk bëhet fjalë për ndonjë atentat që ka tronditur sot Shkodrën, por për një mjet që është shënjestruar nga vrasësit gati një muaj më parë. është makina e Alban Bruçit.

Mbrëmjen e 25 gushtit i riu Alban Bruçi është qëlluar me breshëri plumbash si pasojë e një konflikti të viteve më parë me dy bashkëmoshatarë të tij. Policia e Shkodrës ka nxjerr sot mjetin tip Audi me të cilin ai udhëtonte atë natë dhe ekspertët e kriminalistikës kanë rindërtuar të gjithë skemën nga e para për të kuptuar se nga erdhën e nga ikën autorët që tronditën lagjen "Rus".

Megjithatë nuk dihet nëse në vendin e ngjarjes është thirrur 25-vjecari, Bruçi për të dhënë edhe ai versionin e tij lidhur me ngjarjen nga e cila fatmirësisht shpëtoi i gjallë.

Albano Bruçi u qëllua mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, e në lidhje me ngjarjen, nga Policia u shpallën në kërkim Tonato Fusha dhe Bajram Çekorja. I ati i këtij të fundit, Ismet Çekorja, u ekzekutua në derën e banesës në fillim të shtatorit. E gjitha pasi doli në media në mbrojtje të të birit, se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ndërkohë Bajram Çekorja është shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, që u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit.