Transmetuar më 30-09-2022, 12:48

Debutimi i tij në kombëtare në moshën 36-vjeçare me Uruguajin ndodhi 11 qershorin e kaluar, në një ndeshje miqësore të fituar nga Celeste 5-0 kundër Panamasë.

Portieri i Independiente, i lindur në vitin 1986, Sebastian Sosa, hyri në fushë në minutën e 75-të në vend të Fernando Muslera, duke bërë paraqitjen e parë për ekipin e tij kombëtar.

Sosa u thirr gjithashtu për këtë raund të fundit të miqësoreve ndërkombëtare kundër Iranit dhe Kanadasë. Me këtë rast, 36-vjeçari nuk humbi rastin të tregojë tatuazhin e tij të pabesueshëm pas kokës: një luan.

Arsyeja? Sosa kishte humbur flokët, pasi u infektua me Covid-19 në verën e vitit 2020. Prandaj, portieri zgjodhi këtë tatuazh për të korrigjuar situatën. Vetë Sosa shpjegoi: “Unë kalova Covid-19 në korrik 2020 dhe në fund të gushtit flokët filluan të më binin papritmas.

E dija që ishte pasojë e Covid-it. Duke qenë se më kishin mbetur pak flokë, vendosa të rruhem. Doja të bëja tatuazh një luan pas kokës, sepse më kanë pëlqyer gjithmonë. Tatuazhi nuk më lëndoi dhe u deshën shtatë orë për ta përfunduar”.