Transmetuar më 30-09-2022, 11:52

Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë personin me inicialet A. B., 40 vjeç, si dhe ka proceduar penalisht personin me inicialet F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Këta persona akuzohen se kanë marrë naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut për ta shitur në Shqipëri.

Gjatë kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personi me inicialet F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. (noa.al/M.D)