Transmetuar më 30-09-2022, 09:07

Një negociatë që zgjati një verë të tërë, por në fund përfundoi në mënyrën më të mirë. Leandro Paredes ishte "qershia mbi tortë" në merkaton e transferimeve të Juventusit.

Massimiliano Allegri e donte atë me çdo kusht dhe drejtuesit e Juventusit arritën ta kënaqnin trajnerin. Mesfushori argjentinas e nisi mirë sezonin, duke bërë atë për të cilën është rekrutuar, lojën përballë mbrojtjes që i duhej skuadrës bardhezi.

I intervistuar nga ESPN, ish-lojtari i PSG foli për mbërritjen e tij në Torino: "Vendimi për të ndryshuar klubin përpara Kupës së Botës ishte i vështirë për shkak të përshtatjes.

Në kësi rastesh duhet të marrësh vendimin e duhur. Më duheshin minuta për të shkuar në Kupën e Botës në mënyrën më të mirë.

Të dyja gjërat ishin të rëndësishme: të kisha minuta dhe t’i bashkohesha një ekipi të madh si Juventusi, që ishte një nga ëndrrat e mia.

Messi? Ishte një nga gjërat që më bëri të hezitoja, – vazhdoi ai. – Të isha pranë Leos për ta shijuar, për të vazhduar të luaja me të, ishte shumë tunduese. Por në fund vendosa të kaloja te Juve për të luajtur më shumë".

Lidhur me Mbappe ai shtoi: "Unë nuk mund të flas për Mbappe. Nuk mund të flas për dikë me të cilin nuk kam pasur kurrë marrëdhënie njerëzore".