Transmetuar më 29-09-2022, 23:54

Gjermania nuk do të luajë në kualifikueset e Euro 2024. Federata e “Panzerave” ka preferuar që në vend të atyre ndeshjeve të luajë disa ndeshje miqësore. Vlen të theksojmë se gjermanët janë të kualifikuar direkt për në europian, pasi janë vend organizator.

“Si pritës të aktivitetit, jemi të kualifikuar dhe kjo na jep fleksibilitetin më të madh të mundshëm në momentin që do të hartojmë kalendarin për ndeshjet ndërkombëtare të vitit të ardhshëm.

Mund të përgatitemi në mënyrë më optimale për Europianin me kundërshtarë të fortë për miqësore”, theksoi zyrtari i lartë i Federatës, Olivier Birhof.

Gjermania për momentin është e fokusuar në përgatitjet për Botërorin e Katarit, me këtë përfaqësuese që mbetet një nga pretendetet kryesore për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.