Transmetuar më 29-09-2022, 20:32

Shkenca mund të jetë duke bërë një hap përpara në kurimin e kancerit, teksa në Mbretërinë e Bashkuar është bërë një zbulim i rëndësishëm.

"The Sun"  raporton se gjithçka nisi kur, një 49-vjeçare e paidentifikuar u diagnostikua me kancer të gjirit të fazës 4, në shtator 2018. Skanimet zbuluan se kanceri ishte përhapur në kockat, mëlçinë dhe nyjet limfatike të saj.

Mjekët thanë se shanset për mbijetesë ishin “të dobëta”, por vazhduan ta trajtonin sëmundjen me kimioterapi dhe medikamente të antitrupave monoklonale.

Gruaja, megjithatë, vendosi të merrte shëndetin e saj në duart e saj dhe “menjëherë” filloi të përfshijë vajin e kanabisit në planin e saj ditor të trajtimit. Pacientja, rasti i të cilës u përshkrua në revistën Drug Science, Policy and Law , gjithashtu filloi të merrte doza të vogla të drogës “kërpudha magjike” ose ndryshe psilocybin, që nga nëntori 2018.

Në Mbretërinë e Bashkuar, si kanabisi ashtu edhe kërpudhat magjike konsiderohen si droga të klasës B. Dënimi maksimal për posedimin e një droge të klasës B është pesë vjet burgim. Sidoqoftë, ia vlen të kihet parasysh se vaji i kanabisit, në doza të ulëta, është i ligjshëm.

Vaji i kanabisit CBD është një substancë e nxjerrë nga bima e kanabisit me distilim me avull. Ai nuk përmban THC (ose Tetrahydrocannabinol) – përbërësi psikoaktiv në kanabis që i bën përdoruesit të ndihen nën fektin e tij.

Deri në janar 2020, kanceri i gruas pas marrjes së këtyre drograve, ishte zhdukur, sipas mjekëve që e trajtuan atë. Në këtë pikë, kimioterapia u ndërpre, por gruaja vazhdoi të merrte vajin e kanabisit dhe kërpudhat duke shpresuar se droga do të ndalonte kthimin e kancerit.

Ajo u kthye për testim në shtator të atij viti dhe zbuloi se nuk kishte më asnjë provë të pranisë së kancerit. Në atë moment, ajo zgjodhi të zvogëlonte sasinë e vajit të kanabisit që merrte përafërsisht përgjysmë dhe të ndalonte marrjen e kërpudhave.

Ajo mbeti pa kancer për 18 muaj të tërë përpara se, fatkeqësisht, në qershor 2020, skanimet zbuluan se kanceri ishte rikthyer. Pacientja pastaj filloi të merrte kimioterapi dhe gjithashtu filloi regjimin e saj me vaj kanabis dhe psilocybin. Deri në tetor 2021, tumori ishte “stabilizuar”.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA thanë se ky rast specifik sugjeron “një mundësi të fortë” që kanabinoidet dhe psikedelikët mund të luajnë një “rol të rëndësishëm” në trajtimin e kancerit.

Ata gjithashtu thanë se kishte prova që sugjeronin se “tërheqja e terapive kanabinoid dhe psikodelike mund të ketë kontribuar në rikthimin e kancerit”. Ata kanë bërë thirrje për më shumë kërkime në përfitimet e ilaçeve që vrasin kancerin.

Megjithëse shkencëtarët nuk mund të shpjegonin pse apo edhe nëse kanabisi ndihmoi në vrasjen e kancerit, një numër në rritje i provave sugjerojnë se ilaçi mund të ketë disa përfitime kur bëhet fjalë për kancerin.