Transmetuar më 29-09-2022, 15:47

Gjykata e e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës, janarin e vitit 2020. Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.

Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa pas 11 ditë hetimesh intensive e çuan policinë në një resort në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Ka dyshime se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga. Sipas SPAK i pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Bixhdili nuk ka pranuar të bashkëpunojë, por nga pamjet filmike dhe antenat celulare është vërtetuar se ai ka shkuar në kompleksin “Golden” disa minuta pasi është dërguar i rrëmbyeri dhe është marrë me pastrimin e vendit.

Sipas prokurores, të nesëmen Bexhdili është larguar me një furgon dhe shihet që është me kazmë e lopatë. Për gjetjen e kufomës së tij janë kryer disa herë kërkime nga Policia. Me 3 vite u dënua Olsi Turjen, që akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetes, por shuhet masa e sigurisë ndaj tij.