Transmetuar më 29-09-2022, 15:07

Australi- Një nënë australiane ka ndarë shqetësimin në internet, pasi kunata e fajëson për rritjen e gjoksit të vajzës së saj 9-vjeçare.

Rachel, nga Adelaide, tha për Kidspot se ishte e tronditur për akuzën, pasi kunata e saj e bën fajtore se i ushqen të bijën me mish pule me hormone.

Kjo nuk ishte hera e parë që kunata e saj aludonte se ajo nuk bënte një mënyrë jetese të shëndetshme.

Rachel theksoi se ajo ishte duke biseduar me kunatën e saj Jess dhe fëmijët e tyre po luanin së bashku kur ajo i bëri komentin e pakëndshëm.

"E shikoja që i ndryshonte fytyra”,-tha Rachel.

“A ha shumë mish pule? I pompojnë pulat plot me hormone dhe kjo mund të shkaktojë rritjen e gjoksit tek njerëzit”, i tha asaj kunata.

Rachel shpjegoi se mishi i pulës në Australi është pa hormone dhe ka më shumë se 40 vjet i tillë, kështu që në asnjë mënyrë zgjedhja e saj nuk ka ndikuar në pubertetin e vajzës së kunatës.