Transmetuar më 29-09-2022, 14:45

Dibër- Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.R. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në periudha të ndryshme kohore. I dyshuari ka dhunuar psikologjikisht dhe vajzën e tij të mitur, e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.