Transmetuar më 29-09-2022, 13:03

SHBA- Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin, ka folur si rrallëherë në podcastin “Call Her Daddy”, për jetën e saj seksuale me këngëtarin e famshëm.

Modelja e njohur ka treguar se ajo dhe këngëtari preferojnë më shumë seksin në darkë dhe jo në mëngjes. Por jo vetëm kaq, pasi zbuloi dhe pozicionin e saj të preferuar dhe theksoi se zakonisht është në humor për të bërë gjithmonë diçka ndryshe sa herë kalojnë momente intime së bashku.

“Na pëlqen seksi në mëngjes. Më pëlqen shumë pozicioni ‘doggy style’”– tha modelja.

Ndërsa përsa i përket ‘eksperimenteve’ për të bërë seks me një person të tretë, Hailey u shpreh se kjo gjë nuk do të funksiononte edhe pse ajo pranoi se ideja e të bërit diçka të tillë tingëllon si diçka vërtet ‘argëtuese’ apo ‘emocionuese’.

“Unë mendoj se ndonjëherë për disa njerëz ndodh…Mendoj se në momentin e dytë që ju merrni vendimin për ta bërë këtë, nuk ka kthim prapa nga kjo, dhe thjesht nuk e di se do të isha ndonjëherë e gatshme,“- u shpreh ajo.

“Ne kemi punuar shumë për të qenë në hapësirën ku jemi tani dhe për t’i besuar njëri-tjetrit. Ka një besim dhe lidhje kaq të bukur sa nuk mendoj se është diçka me të cilën do të isha rehat. Ose ai, për këtë çështje”- theksoi Bieber.

Të gjitha bisedat për seksin e bënë bukuroshen të ndihej ‘çuditshëm’ sepse ajo kuptoi se prindërit e saj, Stephen dhe Kennya Baldëin, ‘do ta dëgjonin këtë intervistë’.

Bieber tha gjithashtu se “nuk ka asgjë që nuk e di” për përvojat e mëparshme seksuale të Justin.

“Unë mund ta pyes atë për çdo person, çdo vajzë të kaluar për çdo gjë,” vuri në dukje themeluesja e ‘Rhode’.

“Ai nuk e ka problem të jetë i qartë dhe mendoj se kjo më ka bërë t’i besoj shumë sepse nuk ka asgjë që nuk e di”.