Transmetuar më 29-09-2022, 10:37

ROSKOVEC- Përplaset nga autobusi, humb jetën i moshuari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec.

I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.