Transmetuar më 28-09-2022, 23:33

TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani ka sjellë detaje nga dasma e pak ditëve më parë, ku pjesë e tyre ishin edhe disa minuta nga fjalimi i vjehrrit të saj Sali Berishës. Në mbrëmjen e sotme, nga emisioni “Goca dhe Gra”, gjatë fjalimit Berisha në formë shakaje i tha Arminës se i kishte vjedhur audiencën dhe u shpreh se arritja më e madhe e të birit është vetë Armina Mevlani.

Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes.

"Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe t’i japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje,"-tha Armina Mevlani.

Por ashtu la të kuptohej se Berishën nuk e thërriste në emër, por si të gjithë: Doktori!