Transmetuar më 28-09-2022, 13:57

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka zyrtarizuar rritjen e pagave për efektivët, zjarrfikësit e administratën, dyfishimin e ndihmës ekonomike për nënat kryefamiljare me 2 fëmijë etj.

Mes të tjerash Rama u përgjigj edhe pyetjes nëse u takua me Tom Doshin.

Edi Rama: Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni.