Transmetuar më 28-09-2022, 08:19

Ai është “mushkëria” e kombëtares. Vrapon pa fund, përplaset në dyluftime, iu jep zemër shokëve. Natyrisht, me kalimin e viteve aspekti fizik nis e limitohet, por jo dëshira e madhe e Amir Abrashit për të dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Gjë që ua kujton edhe të rinjve. Pas barazimit zhgënjyes ndaj Islandës, “pitbulli” i kombëtares do të shprehej:

Një barazim si ky, sa keqardhje sjell?

Duhet të luftojmë deri në fund dhe këtë duhet ta fiksojnë të gjithë. Kishim mundësi shumë të madhe për të fituar dhe nuk e di të gjej fjalë, si u barazuam. Është e vështirë për të folur.

A duhet të kishim 11 Abrashë për të fituar?

Abrashi nuk bën gola, por duhet të vrapojë për kombëtaren. Shumë çuna të rinj duhet të mësojnë disa gjëra, që këtu duhet të sakrifikojnë dhe të japin maksimumin.

Po trajneri është pjesë e dështimit?

Ne kualitetin e kemi me bollëk, por duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të sakrifikojmë më shumë. Duhet të jemi bashkë dhe të japim maksimumin për të fituar.