Transmetuar më 27-09-2022, 23:44

Po afron "Kënga Magjike". Tashmë tek "E diela shqiptare" kanë nisur të prezantohen projektet muzikore të artistëve. Një kuriozitet i madh është edhe se cila prezantuese do të jetë sivjet krah Ardit Gjebreas dhe mesa duket këtë e ka zbuluar vetë moderatori.

Ardit ka publikuar sot një foto me Luanën dhe menjëherë kanë nisur aludimet se ajo do jetë prezantuesja e "Këngës Magjike".

Moderatori i uron mirë se ardhjen në Klan Luanës, por përmendja e fjalës "magjike", ka nxitur thashetheme.

"Mirë se vjen! Duke qënë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua", shkruan Arditi.

Postimin e ka shpërndarë edhe Luana, e cila i drejtohet Gjebreas: "Magjik përherë".