Transmetuar më 27-09-2022, 21:15

TIRANË- Modelja, ish- Miss Albania dhe së fundmi edhe gazetarja Cindy Marina, është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” dhe që në natën e parë ajo arriti të merrte kupën e mbrëmjes.

Cindy ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ajo ka treguar më tepër rreth kësaj eksperience të re dhe po ashtu ka folur pak mbi lidhjen e saj shumë të përfolur me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topallit. Ajo ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një shiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Rudina Magjistari: Ti e ke bërë publike në një postim në “Instagram” lidhjen me Genarin. Genar Topallin, i cili është djali i ish-kryetares sonë të parlamentit. Më trego pak për këtë lidhje, çfarë mund të thuash për këtë fazë ku jeni?

Cindy Marina: Kur vjen ky momenti i lidhjes gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës.

Rudina Magjistari: Edhe si çift jeni shumë simpatik, të dy të bukur. Duket se kombinoni shumë. Mbase dhe fakti që jeni të dy nga Shkodra, me origjinë andej, është edhe një arsye për të shkuar më mirë si çift me njëri-tjetrin apo jo?

Cindy Marina: Pse jo. Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë.

Rudina Magjistari: Dashuria nuk komandohet.

I-sh-Missi ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit Topalli. Ajo rrëfen se e ka njohur Jozefinën para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Rudina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Rudina Magjistari: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehërr e shkëlqyer. Një vjehërr shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshoj njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.

Marrë nga Tv Klan