Transmetuar më 27-09-2022, 19:40

Tiranë- Kryeministri Edi Rama gjen se cilët janë fajtorët për ndërtimin e pallateve pa leje në Tiranë.

Kryeministri tha se ndërtimi i tyre ishte bërë falë korruptimit të prokurorëve, ndërsa shtoi se pronarët do të viheshin para dy zgjedhjeve, të blinin katet e ndërtuara pa leje me çmimin e tregut ose t’i dorëzonin për shërbim social.

“Kur ne kemi nisur këtë betejë nuk ka pasur pallat në Tiranë që nuk kishte ndërtim pa leje. Sot kemi përsëri, mësimi që ne kemi nxjerrë ësthë që këta me prokurorët e korruptuar e zgjidhin.

Kjo është zgjidhja që ne kemi zgjedhur dhe besoj është përfundimtare. Asnjë metër tokë nuk do gëzojnë ata që e kanë ndërtimin pa leje. Do e blejnë me çmimin e tregut ose do dorëzojnë të gjithë godinën. Këto janë rrugët sesi secili e tregon patriotizmin e vetë.

E mbylla me një tingëllim jo fort pozitiv për disa por besoj se ky është interesi i shumicës që punon sipas rregullave dhe kontribuon sipas mundësisë në punësim dhe zhvillimin e vendit dhe ka nevojë për drejtësi në arbitrim në lojën e pashmangshme të konkurrencës”– tha Rama.

Kjo është e disata herë që Rama fajëson prokurorët, ndërkohë që vetë zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e konsideroi si “mister” shfaqjen e pallateve të ndërtuara pa leje.