Transmetuar më 27-09-2022, 19:22

Tiranë- Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Bora dhe Donaldi janë në krah të njëri-tjetrit.

Moderatorja ka publikuar një foto me të në ‘Instagram”, ku shkruan “Na lini të kërcejmë”!

Siç duket nga fotoja, moderatorja duket se do të jetë e ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”, i cili pritet të nisë më 1 tetor.

Vetëm disa ditë më parë, moderatorja ndau një tjetër video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).

Në video ajo ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk i zbuloi fytyrën.