Transmetuar më 27-09-2022, 08:15

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është ka qenë sërish në qendër të vëmendjes komentin e tij të fundit për një miqësi që kishte me një vajzë 12-vjeçare kur ishte 30 vjeç.

Teksa po mbante një fjalim në Shoqatën Kombëtare të Arsimit, ai me sa duket njohu një grua në turmë dhe tha:

“Duhet të më përshëndesësh”, tha Biden në mes të fjalës. “Ne kthehemi shumë prapa. Ajo ishte 12, unë 30. Por gjithsesi, kjo grua më ndihmoi të bëja shumë”, shtoi presidenti amerikan.

Biden nuk tha se për çfarë po i referohej mirëpo të gjithë qeshën më pas.