Transmetuar më 27-09-2022, 07:57

Këngëtari i njohur shqiptar, Valon Shehu, është një nga pjesëmarrësit sivjet në spektaklin “Dance With Me”.

Në javën e dytë të spektaklit të vallëzimit, këngëtari me origjinë nga Gjakova ka treguar haptazi para publikut se kohë më parë ka qenë përdorues i substancave steroide.

Ai e pranoi se e ka bërë këtë gjë në sajë të tentativës për të fitur muskulaturë artificiale në formësimin e trupit të tij.

Mes të tjerash, Shehu ka bërë të ditur se në kohën kur i përdorte ato, flinte shumë pak dhe kryente marrëdhënie seksuale dy deri tri herë në ditë.

“Shumë, tri orë flija në ditë gjumë dhe dy-tri herë duhet të bëja seks në ditë”, tha ndër të tjerash Valon Shehu.

Gjatë gjithë kohës ai është ngacmuar nga anëtari i jurisë së spektaklit “Dance”, Ermal Mamaqi, i cili e pyeste se ku mund t’i gjente ato pilulat pasi “i kishte për një shok”.