Transmetuar më 26-09-2022, 21:33

Tiranë- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja ka miratuar grupin e punës për auditivin e financave të partisë gjatë zgjedhjeve të 2017, pas ngritjes së akuzave për paratë ruse.

Grupi i punës përbëhet nga Ledina Mandia e cila do të jetë kryetare, si dhe nga anëtarët Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi.

Ndërkohë, mësohet se nuk është miratuar dokumenti i propozuar për mënyrën e zhvillimit të Primareve, për zgjedhjen e kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mësohet se ky vendim është marrë pasi anëtarët kanë kërkuar kohë që të njihen me dokumentin, duke qenë se e kanë marrë në dorë vetëm pak para nisjes së mbledhjes të sotme.