Transmetuar më 25-09-2022, 09:34

KOSOVË- Sot Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë zgjedhjet e brendshme për kreun e ri të partisë.

Votimi nis në orën 09:00 dhe mbyllet në 19:00. Deri më tani, kundër Albin Kurtit, i cili ka shpallur kandidaturën e tij para disa ditësh, nuk ka pasur kandidaturë tjetër.

Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Lëvizja Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, Kurti u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë.