Transmetuar më 24-09-2022, 20:39

SHBA- Jim Matthews, 57 vjeç, prezantues i njohur amerikan i stacionit WwJ-AM, u vra dje në Chesterfield Toënship, Michigan. E dashura e tij 35-vjeçare dhe dy fëmijët e tij 5 e 10 vjeç, u shtruan në spital pas incidentit.

Autori i vrasjes dyshohet se është një mik i familjes pasi kishte vizituar shpesh shtëpinë e tyre por ende nuk ka asgjë të sigurt lidhur me këtë dyshim, njofton Policia.

Personi i paidentifikuar kishte plagosur gruan, e cila kishte arritur të dilte bashkë me vajzën 5-vjeçare dhe të njoftonte policisë, njoftonin autoritetet.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë ndërsa vajza e vogël është në gjendje të stabilizuar.

Kur mbërriti policia, gjeti Matthews të vdekur dhe djalin 10-vjeçar të plagosur rëndë. Ndërsa i dyshuari i ngjarjes u gjet në bodrum i vetëplagosur, dhe sipas mediave në mbidozë drogash.

Nuk është ende i qartë motivi i sulmit ndërsa policia tha se hetimet vazhdojnë me marrjen në pyetje të autorit të dyshuar që është në gjendje të stabilizuar. Prezantuesi i ndjerë ishte një njeri familjar që raportonte lajmet me pasion, shkruante rrjeti i tij WwJ-AM.

“Ai ishte një njeri profesionist dhe i dedikuar në punën dhe te dëgjuesit e tij”, shkruante stacioni”.