Transmetuar më 24-09-2022, 14:47

Tiranë- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet në vend. Sipas vendimit më të fundit të Bordit, nafta me pakicë do të shitet 223 lekë/litri.

Benzina 194 lekë për litër ndersa gazi me 78 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.