Transmetuar më 23-09-2022, 09:58

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi kryetar i këshillit kombëtar të demokratëve, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me mbylljen e një shkolle të njohur jopublike në Tiranë. Fjala është për heqjen e licencës së shkollës “Mehmet Akif Ersoy”.

Nëse Evis Kushi, ministrja e arsimit u mundua të sqaronte sot në mëngjes se ky veprim nuk ka prapavijë, por është rezultat i konstatimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës, Paloka “e kap demin për brirësh”, sulmon direkt kreun e ekzekutivit shqiptar:

“I pafytyrë dhe i paburrë, si gjithmonë… E di kushdo se kjo shkollë është mbyllur me urdhër të baba sulltanit, që në këmbim të bindjes i ofron Ramës çarter personal dhe një mundësi për azil nesër në sulltanat. Po ky i pafytyrë nuk ka guximin as ta pohojë.

Pak ditë më parë dërgoi drejt burgut një gazetar, i cili pati fatkeqësinë të kërkonte “besë” te ky faqeziu ynë, që është më anadollak se sulltani, të cilit i ka ofruar fundshpinën. Ky është Rama që ditën kërkon të “martohet” me Perëndimin dhe natën bredh sa nga haremi i sulltanit tek bordellot e Putinit e Vucicit”!

Në fakt, nuk kanë munguar edhe reagime të personaliteteve të tjera të jetës publike në vendin tonë pas këtyij akti. Ish-ministri I drejtësisë, Ylli manjani, shkruan: “Mbyllja e një shkolle, ku janë arsimuar breza të tërë dhe vijon arsimimi aty, është i ngjashëm me një akt terrorist.

Imagjinoni çfarë terrori përjetojnë nxënësit që filluan vitin shkollor aty. Imagjinoni prindërit e tyre që investuan në atë institucion, ku besuan edukimin e fëmijëve të tyre. Vetëm imagjinojeni çfarë terrori është. Shkollat mbyllen dhunshëm sot vetëm nga aktet terroriste!

Le pastaj kur mendon se mbyllja e shkollës bëhet për kokërr të qejfit të udhëheqësit të një vendi të huaj! Bah! Ndërsa pisllëqet që nxjerr nga goja Ministrja e Arsimit se medemek "shkolla nuk plotësonte standardet", le t’ua thotë kolegëve të saj ministra që shkolluan e shkollojnë fëmijët aty. Të bindë ata njëherë pastaj ne të tjerëve. Turp, që i mbuloftë përjetë!”

Enida Bozheku, e shkolluar për drejtësi në “La Sapienza”, pedagoge e së drejtës, është treguar edhe më e ashopër me vendimin e qeverisë shqiptare: “Mbyllet një shkollë me histori suksesi dhe model edukimi, nga ku kane dalë me dhjetra të rinj që shkëlqejnë nëpër bote dhe merren 6 dronë luftarakë "Bajraktar".

Për çfarë na duhen dronët ushtarakë, kur ne nuk kemi as ushtri, as armatime, as siguri kombëtare, as mbrojtje uzinash, hapsira fotografike për spiunazh e kundërspiunazh?! Shkolla është krim, dronët vlere?! Politike të…… (cit. Konica 2, hakmarrja).

Analisti i njohur Andi Bushati nënvizon: "Mire qe sillen si talebane ne raport me ligjin, por jane dhe idiote ne raport me qytetarin. Duan t’i lepihen Erdoganit dhe mbyllin shkolla, po te pakten mos e benin ne shtator, te mendonin per nxenesit dhe prinderit".