Transmetuar më 23-09-2022, 08:03

NJU JORK- Fati shpesh është pëcaktues në jetë! Një 22-vjeçare në Nju Jork shpëtoi me lëndime të lehta kur një vinç ra mbi makinën me të cilën ajo po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në Bronx të martën teksa 22-vjeçarja Danielle Cruz po priste në një kryqëzim të rrugës për të shkuar në kolegj.

Kamera e sigurisë kapi momentin kur vinçi ra mbi makinë, e cila e ka përshkruar këtë moment si të frikshëm. Gjithashtu ajo tha se pa një shtyllë dritash duke rënë, por nga paniku duke mos dalur nga makina priti që makina e saj të ishte "viktima" e radhës, raporton protothema.gr.

"Ndodhi ngadalë dhe shpejt, sikur ndjeva se diçka do të ndodhte para se të shihja rënien e shtyllës. Vinçi që ka rënë mbi makinë ka thyer xhamin e përparmë. Gjëja e parë që bëri ishte më goditi në kokë”, tha 22-vjeçarja.

Ajo u tha perosnave që e shpëtuan se nëse makina e saj do të ndalonte disa centimetra më tej, atëherë ajo do të kishte humbur jetën.

“ Tingulli i goditjes më kujtoi tingullin nga Qendra Botërore e Tregtisë. Isha ulur aty kur papritmas pashë vinçin të binte si në një film. Fatmirësisht gruaja ishte mirë”, tha një dëshmitar i ndodhur në vendngjarje.

Sipas New York Daily News, vinçi në kamion u thye teksa ngrinte materialet e ndërtimit në një ndërtesë 11-katëshe me zjarrfikësit që nxorën gjithsej 29 punëtorë.