Transmetuar më 22-09-2022, 22:04

Kryeministri Rama ka sulmuar keq opozitën duke e cilësuar si një pasrti që nuk ka as fe, as atdhe.

Edi Rama: Kanë dalë fakte në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse, është financim rus. Përjashtim bëjnë karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe. Them për ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për ata e kam fjalën.