Transmetuar më 22-09-2022, 19:59

Një video shumë e bukur por dhe prekëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Nga pamjet shihet se disa fëmijë janë duke luajtur futboll në një terren shumë të vogël prej betoni.

Një nga këta fëmijë është i gjymtuar dhe gjatë lojës, ai driblon mjeshtërisht njërin prej shokëve dhe shënon gol të jashtëzakonshëm nën këmbët e portierit.

Kjo video ka marrë të paktën 5.4 milionë shikime. Një video tepër e bukur dhe prekëse në të njëjtën kohë për tu parë.